ME DASHURI NGA RAHVERA

Nga Vreshtat e Rahovecit

Tradita me ne vazhdon – Rahvera ju sjell traditën në tryezën tuaj, duke ju ofruar venën më kualitative me shijen më të mirë. Ne jemi artist të gustos, prandaj për ne gjithçka fshihet në detaje. Shija që ne ju ofrojmë do të mbetet në memorien tuaj dhe me verën tonë do ta kaloni çdo moment që ju e çmoni, ashut siç ju çmojmë ne juve.

Rahoveci – kjo tokë e cila njihet për rushin e shijshëm, pikërisht ky është qyteti ku prodhohet vera e Rahverës, e përzgjedhur nga vreshtat më të mira për një verë me cilësi të lartë dhe shije ekskluzive.

“Vera është mbretëreshe e të gjitha pijeve, andaj përzgjedhni mbretëreshen në tryezën tuaj.“ RAHVERA WINERY & VINEYARDS

VERËRAT TONA

Cuvée
exclusive

VITI

2016

MADHËSIA E SHISHES

750ml, 1.5 L Magnum, 3 L Double Magnum, 6 L Imperial

Përshkrimi

Verë e kuqe e thatë, shumë e shijshme e përbërë prej dy variteteve të verërave Cabernet Sauvignon dhe Vranac, proporcionet e të cilave i mundësojnë një shije të veçantë. Bukeja e kësaj vere është unike dhe shumë e shprehur e cila asocon në fruta të kumbullës së thatë dhe frutave të thata të malit. Ngjyra e kuqe e mbyllët – Rubini. Preferohet të pihet me mish viçi të pjekur mirë. Përmban sulfite. Temperatura e servimit është 18°-22°C.

CHARDONNAY
Exclusive

VITI

2016

Madhësia e shishes

750ml, 1.5 L Magnum, 3 L Double Magnum, 6 L Imperial

Përshkrimi

CHARDONNAY exclusive është verë e bardhë e thatë, e punuar nga rrushi i përzgjedhur i varitetit Chardonnay. Fermentimi i saj është bërë në barrika druri, ku edhe është ruajtur për një kohë. Karakteristikë e saj është plotësia në shije, kompleksiciteti i komponentave me karakter të frutave tropikale dhe tanineve të drurit, të cilat verës i japin buke shumë ekspresive dhe shumë unike që asocon me shijen e vaniles dhe të karamelit. Kjo verë është shpërblyer me medale të artë në garën internacionale universitare në Meranovo të Sllovenisë 2017. Përmban sulfite. Temperatura e servimit është 10°-12°C.

Verërat e tjera

VITI

2015-2016

MADHËSIA E SHISHES

750ml

Përshkrimi

Verërat e Rahverës kanë një shije fantastike dhe janë prodhuar nga varitete të veçanta. Të gjitha verërat tona janë të kualitetit të lartë dhe mund t’i shihni të listuara te ‘Verërat tona’ dhe të bëni porosinë e tyre. Në listën e produkteve tona posedojmë verëra si Merlot, Riesling, Chardonnay, Cuvée, Vranac dhe Sauvignon.

Verërat e kuqe

  • Vranac
  • Cuvée
  • Cabernet Sauvignon
  • Merlot

Verërat e bardha

  • Chardonnay Classic
  • Chardonnay Exclusive
  • Riesling